Popular Posts

Wednesday, April 6, 2011

Artikull marre nga Gazeta Fratia

Arumunët një sfide gjeopolitike rajonale
Nga Elvis Toçi                                                     
Nënkryetar i shoqatës “Arumunët e Shqipërisë”
Stacione të ndryshme televizionesh kanë ofruar ditët e fundit hapësira të bollshme transmetimi mbi deklaratën e bërë në datën 5 shkurt 2011 nga ana e konsullit grek në Krocë, Theodhoris Ikonomu, me rastin e festimit të 20 vjetorit të krijimit të organizatës “OMONIA”, e minoritetit kombëtar helen ne Shqipëri.
Sigurisht që vetë evenimenti është paradoksal dhe kontradiktor: një festë e minoritetit helen në një qytet ku nuk ekzistojnë grekë.
Por kjo ethe mediatike e ditëve të fundit, ishte një privilegj për lancimin e disa teorive të cilat mund të qartësojnë çështjen arumune.
Prandaj ndihet nevoja e ndërhyrjes sime në këtë diskutim, në cilësi të trefishtë: si qytetar shqiptar, si arumun (arumunët janë komunitet etno-linguistik në Shqipëri) dhe si i diplomuar në filologji. Në këtë artikull do të përdor vetëm fakte dhe burime asnjanëse, në mënyrë qe te jap ndihme modeste ne këtë teme pak te njohur nga media ne Shqipëri
Ç’janë arumunet ose vllaho-helenet, ç’është kjo popullsi qe e kemi nënvlerësuar, kujtuar te harruar dhe na shfaqet ne forma te ndryshme?
Në lidhje me etnogjenezën e arumunëve ekzistojnë disa teori
1. Arumunët janë popull grek i romanizuar: Kjo teori mbrohet nga shkencëtarët grekë, por këta të fundit nuk mund të shpjegojnë provat e më poshtme:
- Identiteti strukturor midis arumanishtes dhe daco-rumanishtes, në qoftë se u krijua nëpërmjet romanizimit të disa nënshtresash etnike të ndryshme: trako-dakë në veri të Danubit dhe elenë në jug të Danubit.
- Fakti që mazhoriteti i popullsisë romanike ne Gadishullin Ballkanik u formua mbi “Linjën Jirecek”, e cila e delimiton hapësirën e influencës gjuhësore greke nga ajo e influencës gjuhësore latine.
- Diferencimi të cilin e bënin vetë grekët në periudhën bizantine midis qytetarëve të perandorisë – të quajtur me termenin “romeioi” dhe popullsia romanike e perandorisë – “romanoi”.
Më tepër dihet se Helada, edhe pse ishte disa shekuj nën sundimin e perandorisë Romake, nuk mundi të romanizohej si është e mundur qe këta qe nuk pranojnë asnjë pakice e minoritet pranojnë asimilimin e tyre. Specialistët profesioniste janë, unanim, dakord që, një popullsi folëse e një gjuhe, si statut kulturor superior, nuk nënshtrohet përballë një gjuhe inferiore nga pikëpamja kulturore.
Në këtë mënyrë shpjegohet pse në perandorinë Romake të Perëndimit, gjuha greke arriti të sundojë më së fundmi, edhe pse kishte përballe një strukturë politike romake.
Është një fakt më se i njohur se kultura greke ishte superiore ndaj asaj romake, të cilën e influencoi ne mënyrë të konsiderueshme.
2, Arumunët janë një popullsi e romanizuar në territoret në afërsi të Danubit të cilët emigruan drejt jugut dhe u vendosën gjatë shekujve në territoret aktuale ku ata gjenden.
Kjo teori është pjesërisht e vërtetë. Gjatë historisë grupe popujsh lëvizën nga njëra anë në tjetrën e gadishullit të Ballkanit, për motive ekonomike ose ushtarake (perandorët bizantinë dizlokonin popullata të tëra në interesin e tyre për rruajtjen e kufijve – “limes” ose të vlerësimit të terreneve të reja, në këtë mënyrë përfunduan fise dakësh, mesi, trakësh, dhe më pas arumunë, deri në Azinë e Vogël.
Kjo teori nuk kundërshtohet, por kompletohet me këtë në vijim.
3. Arumunët janë një popullatë trake e romanizuar, autoktonë në territoret ku gjenden tani, fqinjë me Ilirët, stërgjyshërit e Shqiptarëve.
Sigurisht, në këto territore të banuara nga grupe të ndryshme folës të një gjuhe romanike ka ekzistuar një lëvizje e madhe, Midis arumunëve dhe rumunëve ekziston një lidhje e bazuar në identitetin (trako-dak) dhe (latin) kombinimi midis këtyre dy përbërjesh te njëjta prodhon , natyrisht, një rezultat të njëjtë. Kjo lidhje mbështetet nga identiteti gjuhësor midis arumanishtes dhe rumanishtes.
Në lidhje me këtë bashkim gjuhësor kanë shkruar njerëz të shquar oksidentalë ose ballkanikë si: J. Kopitar, F. Lenormant, Wace-Thompson, Victor Bérard, Ami Boué, E.M. Cousinéry, I. Cvijici, C. Jirecek, G.Hahn, L. Heuzey, Ëilliam Martin-Leake, Emil Picot, Leo Spitzer si Ë. Thomascheck si C. Recatas, St. Romanski, Dusan Popovici, Johann Thunmann, Max Demeter Peyfuss. Dhe shkrimtarët e vjetër bizantinë nënvizonin në shkrimet ë tyre se Vllehtë e Greqisë flasin të njëjtën gjuhë me Vllehtë matanë Danubit.
Sigurisht romanizimi i instuticionalizuar filloi shumë më shpejt në jug të Danubit (168 para Krishtit) ndërsa në veri te Danubit (106 pas Krishtit) por flasim këtu për një proces të gjatë deri ne shekullin e 9-të, i cili ka të njëjtat elemente dhe nuk mund të jepte rezultate shumë të ndryshme në këto dy rajone.
4, Së fundi është lëshuar një teori e re, më fantazistja, Arumunët janë pasardhësit e romanizuar të maqedonasve antikë. Kjo teori nuk merë parasysh realitetin historik: faktet e thjeshta historike: provinca romake Maqedonia përfshinte dhe pjesë të Epirus Vetus, Tessalia, Iliria dhe Tracia, popullata e së cilave ishte larg përbërjes ekskluzivisht nga „maqedonas”. Sidoqoftë për gjuhën e vjetër maqedonase nuk dihet asgjë, ashtu si nuk dihet asgjë për dakishten dhe iberishten. Dhe pikërisht kjo mungesë informacionesh lejon një prurje të spekulimeve. Sërish kësaj teorie i kundërvihet i njëjti argument, afrimësia midis arumanishtes dhe rumanishtes.
Kur të tilla teori asociohen me interesa politike, gjenerojne lëvizje etnike të cilat u shërbejnë interesave shtetërore. Sa më absurde dhe më e largët nga argumentet shkencore është një teori, aq më i sigurt është fakti që është prodhuar për të maskuar dhe mbështetur interesave politike.
Eleno-Vllahizmi është lëvizje etnike e konfiskimit të arumunëve nga ana e Greqisë, në bazë të teorisë së përmendur më lart.
Efektet, në Shqipëri, u konstatuan së fundmi, kur Th. Ikonomu proklamoi greqizmin arumunëve, që të mund të justifikonte apartenencen e Korçës në Vorio-Epir.
Ne arumunet ne Shqipëri e konsiderojmë veten shqiptare me origjine arumune dhe i njohim vetes kontribute te rëndësishme ne jetën shqiptare
1- Shtylle ne krijimin e shtetit shqiptar një numër jo te vogël rilindësish me origjine arumune
2- ruajtjes se krishterimit ne Shqipëri numri me i madh i ortodokseve janë te komunitetit arumun
3-faktorë te zhvillimeve ekonomike ne vend numër i madh biznesmenësh
4- faktorë te zhvillimeve kulturore shume artiste dhe shkrimtare
Shume kush mund te ktheje kokën dhe ne krah te tije mund te gjeje një arumun qe është një shqiptar i mire

No comments:

Post a Comment