Popular Posts

Wednesday, April 6, 2011

DEKLARATË PËR SHTYP E shoqatës “Arumunët e Shqipërisë”

Deklarata e konsullit grekë se: arumunët/vllehtë janë grekë, është një provokim i rëndë për etninë tonë, që synon t’i tjetërsoj arumunët e Shqipërisë. Shoqata “Arumunët e Shqipërisë”, më qendër në Tiranë dhe që shtrihet në 16 rrethe të vendit, kryesisht atje ku konsulli e quan “Vorio Epir” distancohet prerazi nga kjo deklaratë dhe e konsideron atë një diversion të rrezikshëm si për Shqipërinë edhe për etninë tonë, që është unike kudo në Ballkan dhe në asnjë mënyrë nuk është greke.
Ajo është popullatë Arumune/vllahe dhe ka të gjitha karakteristikat, që e karakterizojnë një popullatë, si gjuhën, zakone, folklor e karakteristika fetare brenda fesë ortodokse.
Regjistrimin e popullsisë sipas përkatësisë etnike ne e kemi pritur me shumë dëshirë dhe në këtë kemi vërejtur një hap pozitiv të shtetit shqiptar për mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve. Por kjo kurrsesi nuk mund të shërbej për t’u regjistruar “grekë”, por ashtu siç jemi në të vërtetë, si dhe të njohur në mbarë botën apo nga institucionet ndërkombëtare: “Arumun”.
Prandaj kemi qenë dakord, që në pyetësorin e regjistrimit të lihet e lirë deklarimi dhe kemi bërë thirrje anëtarëve të shoqatës sonë, që të deklarohen ata që janë, dmth “arumun” dhe jo të nisen nga disa interesa të çastit apo ato ekonomike dhe të tradhtojnë identitetin e tyre të vërtetë.
Kjo thirrja u theksua me forcë edhe në Konferencën e IV kombëtare, që u mbajt më 15 janar 2011, ku morën pjesë delegatë nga të gjitha filialet e shoqatës.
Në emër të shoqatës
Kryetari
Vangjel Shundi
Tiranë 07.02.2011

No comments:

Post a Comment