Popular Posts

Friday, April 15, 2011

Takimi ne Bukuresht


Basesku! Mjaft me provokime ndaj Armãno-vllehëve. Ne
nuk jemi Minoritet Rumun, por autoktonë te Makedonise.
Përsëri Basesku, Presidenti I
Rumanisë, mori përsipër të humbasi
vllehët si etni. Deklarata e tij në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit
të Europës, që vllehët, istro-romanët
të njihën si minoritet rumun në shtetet
e Ballkanit ku jetojnë, krijoi një
precedent të rrezikshëm në paqen e
brishtë ballkanike. Ai shtriu duart mbi
Ballkan për Rumaninë e madhe, sikur
gjoja vllehët janë diasporë rumune,
jashtë kufijve të Rumanisë. Nuk e dimë
se si e dëgjoi Europa këtë deklaratë?
Zoti President duhet ta dijë, se ne nuk
jemi diasporë rumune, por autoktonët
e Maqedonisë Historike. Ka kohë që
kjo politilë, kordinohet me disa
individë në Ballkan, që nuk kanë asnjë
lidhje me vllehët. Me çtë drejtë
Basesku flet në emër të vllehëve të
Ballkanit? Po shtetet ballkanike, ku
banijnë vllehët, e dëgjuan këtë
deklaratë? Që të vësh në Këshillin e
Europës kushte të tilla si: “Ose vllehët
të njihen si diasporë rumune, ose
shtetet ballkanike do të kenë pasoja në
intëgrimin europian, do të thotë që në
Ballkan të hapësh një problem, që të
prishësh ekuilibrin në këtë anë të
Europës. Çudia është se nuk dëgjuam
asnjë reagim nga këto shtete. Basesku!
Larg duart nga vllehët. Leri ata të
rrojnë të qetë në Atdheun e tyre të
lashtë, në paqe me popujt ku jetojnë.
Në paqe edhe me popullin tënd.

No comments:

Post a Comment